Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 28-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:05, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga një tjetër automjet.

Për pasojë, ka humbur jetën 28-vjeçari dhe kanë përfunduar në spital 3 pasagjerët që udhëtonin me të.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.