Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave

Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama sot në rrjetet sociale.

Ky investim, synon të shmangë mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe të rrisë qëndrueshmërinë e argjinaturës, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të ujërave në zonë.

Përveç kësaj kjo ndërhyrje mundëson edhe kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, një faktor jetik për zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.


Shtuar 16.02.2025 08:54