Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në një familje në Maliq. 57-vjeçari Bashkim Baçi është arrestuar nga policia pasi kanosi me thikë bashkëshorten e tij dhe djalin 6-vjeçar.

Referuar njoftimit të policisë, konflikti në familje kishte nisur për motive të dobëta dhe më pas degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Kundër Bashkim Baçit rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale .

Vihet në pranga 57-vjeçari Bashkim Baçi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.02.2025 16:29

Tags: ,