Dita e sotme, mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas herë do të gjenerojnë reshjet të pakta shiu.
Meteorologu Hakil Osmani, tha në Euronews se fundjava do të rikthejë reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në zonat malore.
Dita e nesërme, do të jetë me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu, ndërsa në zonat malore rikthehen reshjet e borës.
Pjesa e dytë e ditës së shtunë dhe në vijim, do kemi intervale me kthjellime. E diela do të jetë me kalime të lehta të vranësirave.
E shtuna sjell një rritje të lehtë të temperaturave, e diela sjellë rënie të temperaturave, duke bërë që në zonat malore temperaturat e ulëta të jenë deri në -4 gradë celsius, ndërsa temperaturat e larta 1do të jenë rreth 4 gradë në rang territori.