TikToker-ja ndërron jetë në moshën 26-vjeçare, zbulohet shkaku

Komuniteti i TikTok është mbushur orët e fundit me mijëra mesazhe mbështetjeje për familjen dhe miqtë e Bailey Hutchins, një prej krijuesve më të njohur që dikur tregonte për betejën e saj të gjatë dhe të vështirë kundër kancerit të zorrës së trashë. E reja ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare dhe kuptohet që ndjekësit e saj kanë dashur të shprehin ngushëllimet e tyre pas asaj që ndodhi.

Jam i dëshpëruar të them se Bailey vdiq mbrëmë. Ajo bëri një luftë të pabesueshme dhe të ashpër këto dy vitet e fundit dhe nuk po vuan më të gjitha dhimbjet torturuese që ka duruar gjatë këtij udhëtimi,” shkroi bashkëshorti i TikTokeres, Caden Hutchins.

Bailey Hutchins ishte kryefjale ne titujt kryesorë në vitin 2023, kur ajo u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në fazën e katërt, me metastazë në peritoneum. Që atëherë, TikToker-ja filloi një punë të mundimshme për të treguar forcë dhe shpresë në lidhje me evolucionin e sëmundjes.


Shtuar 13.02.2025 19:39