Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka vërtetuar interesimin e Milanit për Milot Rashicën.
Ish-kapiteni i Shqipërisë tregoi arsyen pse nuk u realizua transferimi në San Siro gjatë afatit veror.
“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar” theksoi Lala në Zona Gol.
Ndryshe, menaxheri shqiptar hoqi dilemat e qëndrimit të Rashicës në Werder Bremen, duke thënë se në verë do të largohet./