Rama nxjerr pamjet pas dhe para nga Gjirokastra, e krahason me foto bardhezi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Pazari i Gjirokastrës nëpërmjet të cilave tregon edhe ndryshimet që janë bërë.

Nëpërmjet fotografive tregohen momente se si ka qenë Pazari i Gjirokastrës dhe se si është bërë pas ndërhyrjeve që sipas kryeministrit janë bërë nga autoritetet për mirëmbajtjen e vlerave historike.

“Mirë mëngjes dhe me këto pak sekonda nga Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2021 08:33