Denigronin vajzat me foto intime në Instagram, Gjykata e Korçës cakton masat e sigurisë për dy të rejat

Gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 19-vjeçaren P.M. dhe mbikqyrje prindërore për 17-vjeçaren E.P.

Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e sigurisë arrest në shtëpi deri në përfundim të hetimeve, ndërsa gjykata ka vendosur masë sigurie më të butë për të dyja vajzat.

Gjatë seancës gjyqësore, siç mëson A2, të dyja vajzat janë shprehur të penduara.


Shtuar 9.02.2025 17:29

Tags: ,