Intervista/ Kumbulla për “Sportitalia”: Asllani fenomen, Shpendi ka potencial… Romën s’e harroj prej tifozëve!

Me rastin e 25 vjetorit t lindjes redaksia e “Sportitalia” i ka marrë një intervistë Marash Kumbullës.

Në këtë dalje më të fundit përpara gazetarëve, mbrojtësi i Espanjolit është ndalur në disa tema mjaft interesante.

Çfarë mendoni për Asllanin e Interit dhe Kristian Shpendin e Çezenës?

“E njoh më mirë Asllanin, me të cilin kam luajtur në Kombëtare. Për mua ai ka cilësi shumë të larta teknike, godet shumë mirë më të dyja këmbët. E kam parë të bëjë shumë pak gabime me pasime të gjata apo goditje. Është ende i ri, mund të rritet dhe të piqet, por e ardhmja e tij është e garantuar. Shpendin nuk e njoh nga afër, por them se ka potencial të madh”.

Objektivat tuaja për të ardhmen e afërt, përtej zërave të merkatos?

“Sinqerisht, nuk po mendoj për këtë. Pas dëmtimit, mësova të vlerësoj shumë rutinën e përditshme, qoftë stërvitje apo ndeshje. Natyrisht, shpresoj që ta mbyll sezonin mirë duke shpëtuar nga rënia në Segunda, Espanjolin. Po jap gjithçka, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Kujtimi im më i lumtur në Romë?

Padyshim fitorja e Konferencës në Tiranë. Ishte kulmi i një rrugëtimi të bukur ku vuajtëm dhe u gëzuam së bashku. Më ka mbetur në mendje kur luanim takimet në shtëpi. “Olimpico” kthehej në një ambient ku gjithçka ziente.


Shtuar 8.02.2025 22:52