Këtë të mërkurë, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni.
Ngjarja ndodhi më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.
37-vjeçari Asim Gjoni, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe për pasojë ndërroi jetë.
Një ditë pas ngjarjes, (2 shkurt) policia e Tiranës arrestoi autorin dhe e referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.