I burgosuri arratiset gjatë natës nga burgu i Shënkollit (EMRI)

Gjatë natës, një i burgosur është arratisur  nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.

I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.

Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.

Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.


Shtuar 4.02.2025 08:29