Egli e ka nisur ditën e sotme me shumë debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht pati një përballje me Livian, e cila nuk e shpëtoi në ‘zinxhirin e shpëtimit’ por tha emrin e Valbonës.
Më pas ajo debatoi edhe me këtë të fundit duke i thënë se si mund të shpëtonte Jozin që çfarë nuk ka nxjerrë nga goja.
Por debati i Eglit nuk mbaroi këtu pasi ajo u konfrontua edhe me vetë Jozin.
Pjesë nga debati:
Egli: Zgjodhi atë, pikërisht atë që ça nuk ka bërë dhe thënë këtu
Jozi: Po nuk ka lidhje o zemra
Egli: Jo të më shpëtonte mua
Indriti: E ka shok
Egli: Babë t’a kem, kur po lë kokrrën e namit këtu, ik se na fëlliqe na more fytyrën. Shko në shtëpi
Indriti: E nxjerr publiku
Jozi: Shih si bën kot
Egli: Për Zotin nuk bëj kot fare
Jozi: Po ti ça nuk bëre, shkele mbi veten tënde
Egli: Kur more?
Jozi: Ditën e mërkurë
Indriti: A ishte në nominim këtë javë?
Jozi: Ishim e gjithë shtëpia, vetëm ti jo
Egli: Ama t’a ka kaluar Gert Ferra me disa gjëra që ka thënë, po ti je i dyti.
Indriti: Do dalë
Egli: Ai ka dalë, ka dalë para Gertit. Kishte për të dalë në nominimin me G-Banin dhe Amber, po i bëri nder Amber
Jozi: A kishte
Egli: Këtë radhë ia mori Gerti se i kishte të freskëta ato që ka bërë, të këtij janë harruar pak, ose njerëzve u janë bërë të zakonshme. Por Jozi e ka radhën. Paçim të gjithë fatin e Jozit.
Aldo: Jozi përpara G-Banit?
Egli: Të dy bashkë për dore
Aldo: Me radhë thashë
Egli: Të paktën G-Bani e ka edhe një anë reflektimi, Jozi nuk e ka kurrë. G-Bani kërkon falje, thotë isha me nerva, thotë jam i keq, Jozi nuk e bën dhe ia lë fajin dikujt tjetër, nuk e mban dot peshën e atyre që nxjerr nga goja e vet, nuk është aq burrë
Jozi: Nëse ka burrë ja ku e ke para. Edhe kur e them një fjalë me e dit se shembet bota nuk e kthej pas, në rregull?
Egli: Nuk je burrë
Jozi: Në daç me ta treguar burrërinë hajde… flasim gjëra tjera
Egli: Ku të vij të më tregosh burrërinë?
Jozi: S’po ti them, nëse do, kur të jesh e gatshme…
Egli: Më thuaj, çoje njëherë deri në fund
Jozi: Unë tregoj burrërinë…
Egli: Shpjego pra, më thuaj. Nëse ti nuk i shkon deri në fund asaj që thua nuk je burrë, ti më thua ma tregon në vend tjetër burrërinë, si?