Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do shfaqet Shqipëria në gjysmëfinale

Ditën e sotme u zhvillua një short në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të mbahen më 13 dhe 15 maj në Bazel, Zvicër.

15 vende do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, më 13 maj dhe 16 vende do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 15 maj. Një short shtesë caktoi se cilën gjysmëfinale do të votojnë vendet e mëdha (Big 5) dhe vendi pritës, Zvicra.

Zvicra, Italia dhe Spanja do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale (13 maj). Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të votojnë në natën e dytë gjysmëfinale (15 maj).

Në natën e parë, vendet pjesëmarrëse u ndanë si më poshtë:

Estonia
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Shqipëria
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qipro
Holanda
Norvegjia
San Marino


Shtuar 28.01.2025 19:58