Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.