Ditën e sotme atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë tepër e tensionuar, me debate të forta mes banorëve. Një nga momentet që shkaktoi reagime ishte deklarata e Gjestit se nuk ka pëlqim për asnjë vajzë brenda shtëpisë, gjë që preku Eglin.
Gjatë një bisede në tavolinë me Gjestin, Gertën dhe Livian, u ngrit pyetja nëse ai kishte ndjenja për dikë në shtëpi. Përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo”.
Në këtë diskutim ndërhyri edhe Xumi, duke i kujtuar Gjestit se në “BBV Kosova” dikush i kishte marrë vajzën që pëlqente. Batutat dhe imitimet mes tyre vazhduan, por situata u bë e sikletshme për Eglin.
Pasi Gjesti i kërkoi falje, Egli u përpoq ta kalonte me qetësi, por më vonë u largua në tualet ku shpërtheu në lot. Gjestin u përpoq ta qetësonte, duke i kërkuar sërish falje.