Amber i bërtet në fytyrë, Gjesti: Kam menduar që vetëm unë bëj gjeste pa lidhje

Gjesti ka vazhduar të trazojë atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania që nga momenti i tij i hyrjes, duke shkaktuar tensione të shumta me banorët.

Në fillim, ai ishte afër Amberit, por marrëdhënia mes tyre ka marrë një kthesë të papritur, pasi ajo ka filluar ta ngacmojë vazhdimisht.

Në oborrin e shtëpisë, Amberi nuk ka ngurruar t’i drejtohet Gjestit me sharje, duke i thënë: “O kepucë 35-a”, duke e përqeshur.

Madje, ajo iu afrua shumë dhe i bërtiti në fytyrë. Gjesti ka mbajtur qetësinë dhe nuk ka reaguar, duke qëndruar i ftohtë dhe i kontrolluar, ndërkohë që Amberi vazhdonte ta provokonte, duke vallëzuar para tij dhe duke bërë zhurma të forta.

Ndërsa situata po intensifikohej, Aldo, një tjetër banor i shtëpisë, e komentoi duke thënë: “E nxore nga faza”.

Përgjigjja e Gjestit ishte e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë: “Boll kam menduar që vetëm unë bëj gjeste pa lidhje”.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë tensione mes banorëve dhe ka rritur dinamikën e marrëdhënieve në shtëpi, duke bërë që Gjesti të jetë një figurë kyçe e debatit dhe trazirës në Big Brother VIP Albania.


Shtuar 14.01.2025 15:12

Tags: ,