Egli debaton me Xumin, artistja: Shko lutu në kishë dhe xhami, kurrë më mos ndërhy për mua!

Egli ia ka prerë shkurt Xumit, teksa ky i fundit vijon t’i shprehë pëlqimin e tij. Banorja e Big Brother VIP me sa duket nuk ka mundur ta kapërdijë më këmbënguljen e vazhdueshme të Xumit, duke ia përplasur në sy se nuk ka ndërmend t’i japë asnjëherë asnjë mundësi.

Debati ka nisur mes tyre, teksa artistja i ka kërkuar influencërit mos të ndërhyjë në debatet e tij me banorët e tjerë të Big Brother VIP. Ajo ia ka prerë shkurt dhe në fund kur Xumi i kërkon të qetësohet, Egli largohet duke i thënë: “Mos m’u lut mua, por bëje në kishë dhe xhami”.

Pjesë nga debati:

Xumi: Të përmendësh bukën mua nuk më duket e drejtë.

Egli: Lërë bukën, bukën mund ta përdor dhe unë..më hëngrën bukën me vezë mua të Danjelës. Ma hëngrën. Të iki të bëj skandal unë se më hëngrën bukën me vezë? Ju bëftë mirë. Është bukë, ik e bëj bukë vetë.

Xumi: Unë aty e ndjeva që nuk ishte e drejtë edhe hyra.

Egli: Jo mo e thotë ai që u bë skandal për bukën. Unë nuk e bëj personalisht. Kush do ta bëj le ta bëjë.

Xumi: Mua nuk më erdhi mirë.

Egli: U hëng buka ime para 10 minutash. Ta ngre problem unë këtë, a je më terezi?

Xumi: Unë jam sa më larg.


Shtuar 13.01.2025 20:04

Tags: ,