SPAK pezulloi hetimet për dosjen “Xibraka”, Bardhi: Nuk u besova syve

Kreu i grupit paralamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Xibraka”.

“Nuk u besova syve me atë që lexova që hetimet kanë përfunduar po s’kanë përfunduar, ky ishte thelbi i atij njoftimi qesharak.

Njoftimin qesharak të prokurorisë e kam njoftuar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm. E kam njoftuar përgjigjen që kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e mundshme të Olsi Ramës.

Prokuroria njoftonte se kishte përfundur hetimet, në fjalinë e parë por në fjalinë e pestë thoshte se kam pezulluar hetimet dhe kam kërkuar që Policia e Shtetit të bëjë përpjekje për të verifikuar atë që fshehu para 10 vitesh. E vërteta është se Prokuroria as nuk ka hetuar në lidhje me dosjen për të zbuluar të vërtetën.

Deklaron vetë se e ka të pamundur për të identifikuar personat e përfshirë dhe njoftimi se “njëri nuk është, por ne nuk e dimë kush është”. Ështi fiks logjika e përdorur nga policia e Shtetit para 10 vitesh ku deklaroi se është edhe një person tjetër, por nuk ja gjejmë dot emrin.”


Shtuar 10.01.2025 21:37

Tags: ,