Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21.00, në ekranin e Top Channel fillon transmetimin një nga programet më të dashura të shqiptarëve, “Lufta e Nuseve”
Tri nuse të vërteta pranojnë të shkojnë në dasmat e njëra-tjetrës, të komentojnë dhe vlerësojnë me pikë elementet e dasmës si dekori, fustani i nusërisë, atmosfera dhe ushqimi.
Por jo vetëm kaq. Kleçka qëndron në fund, pasi ato kanë edhe një votim të fundit për të përcaktuar fituesen.
Pyetja është: Cilën nga dy dasmat konkurente voton si dasmën më të mirë?
Këtu, në përpjekje për të eleminuar konkurenten më të fortë kemi ndeshur edhe votime le të themi “strategjike” që në fund kanë rezultuar të gabuara!
Është pikërisht paparashikueshmëria, elementi surprizë, sekreti i shikueshmërisë rekord. Por edhe komentet pikante, batutat, përgjigjet flakë për flakë që i japin adrenalinën.
Sonte do të jenë tri nuse që vijnë nga jashtë Shqipërisë në konkurim. E para, Evi, vjen nga New Yorku dhe e pati dasmën në Adorions Palace.
Edhe e dyta, Jonida, ka ardhë nga jashtë, nga Friburg i Gjermanisë, ku ka ndërtuar biznesin e vet me Arbrin. Edhe Jonida e pati dasmën në Adorions Palace. Ndërsa nusja e tretë është Armelda. Ajo vjen nga Çikago por është me origjinë dibrane. Dasma e saj ishte në Hotelin e Gjuetisë në Lezhë.