Valbona dhe Gerta kanë patur një bisedë mbrëmë në lidhje me vendin e Gertës te tavolina e ngrënies. Ajo ulet gjithmonë tek i njëjti vend, por Valbona i tha se nëse e gjen të lirë do të ulet.
“Nëse ti je aty dhe kjo është e lirë, unë do ulem moj motër, të bësh dhëmbin sa qeni”, iu drejtua Valbona dhe Gerta iu përgjigj:
“Pse doni me ardhë të gjithë te vendi im se nuk e kuptoj? Mua më vjen mirë se paska mjaltë këtu”.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Nuk jam dakord
Gerta: Për çfarë
Valbona: Për këto gjëra. Kush të dojë ta gjejë vendin dhe unë do të ulem ku të jetë i lirë. Nëse ti je aty dhe kjo është e lirë, unë do ulem moj motër, të bësh dhëmbin sa qeni
Gerta: Po pra, shumë bukur. Po nëse do ulesh pastroje, se unë s’do ulem në çdo vend
Valbona: Po normale, zhul s’do e lë. Unë do ulem ku të dua
Gerta: Ke vendin tënd, pse patjetër do të ulesh aty. Nuk mund të ulesh atje, nuk ulesh dot aty, këtu?
Valbona: Nëse është i lirë do të ulem
Gerta: Pse doni me ardhë të gjithë te vendi im se nuk e kuptoj? Mua më vjen mirë se paska mjaltë këtu
Valbona: Mjaltë se di, ku e ke mjaltin? Ma jep pak ta pi