Parashikimi i motit 9 Janar 2025, reshje shiu dhe dëbore

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në dy skajet Veri dhe Jug të territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta.

Ndërkohë, në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.


Shtuar 9.01.2025 07:41