Portugalia prezanton uniformat e reja dhe jep lajmin e madh për Ronaldon

Pas një bashkëpunimi shumëvjeçar me Nike, Federata Portugeze e Futbollit vendosi të ndryshojë partnerin e uniformës duke nënshkrua një kontratë me Puma, e cila për herë të parë arriti të “siguronte” iberikët si klientë të saj.

Uniformat e reja të kampionëve të Europës të vitit 2016 do të debutojnë marsin e ardhshëm në play off-et e Ligës së Kombeve, por ato u prezantuan edhe zyrtarisht përmes rrjeteve sociale të Federatës dhe protagonist nuk ishte askush tjetër përveç Cristiano Ronaldos .

Kapiteni ikonë i Kombëtares së Portugalisë, i cili ka thyer thuajse të gjitha rekordet sa i përket paraqitjeve (dhe golave) me ekipin përfaqësues, pranoi pak ditë më parë se karrierës së tij të madhe po i vjen fundi, por prania e tij në sesionin zyrtar fotografik për fanella e re u prit nga të gjithë si një mesazh i qartë që ka të bëjë me pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026 !

Cristiano numëron pesë paraqitje në Kupën e Botës (2006, 2010, 214, 2018, 2022) si Lionel Messi pasi të dy barazuan rekordin e Antonio Carbajal, Guillermo Ochoa, Rafael Marquez, Andres Guadrado (Meksikë), Lothar Mathews (Gjermani), Buffon (Itali), por me sa duket ai dëshiron të bëhet i pari që arrin gjashtë pjesëmarrje në fazën finale të Kupës së Botës.
Dhe siç e ka dëshmuar në të kaluarën kur vë në pah diçka, nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalojë atë për ta arritur atë.


Shtuar 8.01.2025 22:25