U transportua dje në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos u vizitua sot nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis

Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor u transportuar ditën e djeshme në Athinë për mjekim të specializuar. Në lidhje me shtrimin e tij në Athinë, mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi është vizituar në spital në Athinë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis. Më tej bëhet me dije se mes tyre ka qenë një takim i shkurtër.

Prej ditës së djeshme, Anastas Janullatos është shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në reagimin e saj ditën e sotme u shpreh se gjendja e kryepeshkopit tashmë paraqitet e stabilizuar. Media greke shkruan se kryepeshkopi po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm nga mjekët.

“Arqipeshkvi më i bekuar i Shqipërisë z.Anastasi u shtrua më 3 janar 2025, në vigjiljen e përgjithshme të spitalit “Ungjillëzimi”. Gjendja e tij shëndetësore, pavarësisht historisë tashmë të rënduar mjekësore, konsiderohet e qëndrueshme dhe monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i Spitalit nën drejtimin e profesoreshës së Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv znj. Anastasia Kotanidou. Fortlumturia e tij po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe po merr kujdesin e duhur”, thuhet në njoftimin mjekësor të Ungjillëzimit.

Më 30 dhjetor, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua në një spital në Tiranë me një virus sezonal. Disa ditë më vonë dhe pasi ishte liruar, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pësoi hemorragji gastrike, si pasojë e së cilës u gjykua e nevojshme transportimi i tij me avionë të forcave ajrore në Athinë.


Shtuar 4.01.2025 20:45