Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e shembjes së ndërtesës 12-katëshe në Florida të SHBA-së. Gjithashtu 12 persona janë plagosur, dy prej tyre janë në gjendje kritike teksa nuk ka ende asnjë gjurmë për 99 të tjerë.
Është e paditur saktësisht se sa qiradhënës ndodheshin në pjesën e ndërtesës së apartamenteve që u shembën, kur ndodhi katastrofa.
Sipas Departamentit të Zjarrit të Qarkut Miami-Dade, 35 persona janë shpëtuar deri më tani. Shpëtimi i një djali të vogël u regjistrua në video, raporton ABC NEWS dhe Miami Herald.
Ajo që ndodhi në ndërtesën e apartamenteve “është e paimagjinueshme”, tha Daniela Levine Kava, kreu i autoriteteve të qarkut, duke folur për një “makth të tmerrshëm”.
Ndërtesa, e cila ndodhet shumë afër detit, është ndërtuar në 1981 dhe kishte 136 apartamente. Në pjesën që u shemb – për arsye ende të paqarta – ishin 55 prej këtyre apartamenteve.
Sipas znj. Livine Cava, “102 persona janë identifikuar (…) dhe janë të sigurt”, por “ne ende nuk kemi ndonjë lajm për të paktën 99 persona”.