Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur.
Celulari i të riut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.