Berisha: Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës, dje “kolegët” e telendisën 5 orë… (VIDEO)

Ditën e sotme, gjatë një konference me gazetarët, kryetari i opozitës Sali Berisha, ka denoncuar mashtrimet e kryebashkikaut Erion Veliaj, lidhur me hetimet dhe akuzat ndaj tij.

DEKLARATA:

Zonja dhe zotërinj së fundi nuk mund të mos ndalem në luftën e egër që ka tejkaluar çdo përmasë, në gjirin e partisë së krimit.

Siç e patë, Erion Veliaj njeriu që prej vitesh rrah gjoksin dhe pretendon se është dyshi dhe pak më shumë i PS-së, dje kolegët e telendisën me 5 orë të tjera, në Skapin e partisë dhe kjo erdhi pas një bastisje të shtëpisë dhe studiove të madamë Veliajt.

Por të dashur qytetare e qytetarë. Me lutjen time të njerëzishme mbani parasysh, Erion Veliaj është bashkautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës.

Dy, është njeriu që ka marrë përsipër me firmë dhe vulë, me firmën e tij se Bashkia e Tiranës dhe të qarkut të Tiranës do të përballojnë shpenzimet për ndërtimin e tij.

Është njeri që me firmë dhe vulë është zotuar se do të ndjekë punimet e këtij objekti dhe do të rakordojë muaj për muaj edhe me situacionin për ecurinë e këtyre punimeve.
Sot të dashur qytetare e qytetarë, nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveç se një mal plehrash që quhet mali Veliaj dhe një qytetar me të drejtë propozonte që një bust të vendosej mbi këtë mal dhe të ishte busti i Dumanit dhe kishte shumë të drejtë qytetari.

Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë.

Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe herën e fundit, ka shkrojtur ‘no coment’ pasi Erion Veliaj kishte firmosur se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar financimin e tij. Jo vetëm këshilli bashkiak, por edhe këshilli i qarkut të Tiranës.

Në këto kushte, ju garantoj se Arben Ahmetaj ka qenë në mbrojtje të kushtetutës së vendit. Pse? Sepse kushtetuta nuk lejon qeverinë qendrore të ndërhyjë në asjë projekt që merr përsipër të financojë qeveria lokale, përveç se projekte që mund të kenë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe që në këtë rast është spiral i tërë veprimesh që duhen krye për të frenuar një projekt që kërcënon sigurinë kombëtare.

Pra ‘no comment’ i Arben Ahmetaj ka qenë respekt i Kushtetutës. Dhe Altin Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi 5 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Erion Veliajn që është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit të djegësit të Tiranës.

Pra të dashur qytetarë, do të dal unë se pse është thirrur dhe pse do po dënohet. Është tjetër problem, ky është problemi i degradimit politik të Erion Veliajt.

Pra mund të imagjinoni ju se, ky njeri që ka firmosur që në propozimin për ndërtimin e tij, ka firmosur për financimin e tij, ka firmosur për kontratën për pikë të tij, ky njeri ka firmosur për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi sipas Dumanit, ndërkohë që Arben Ahmetaj ‘arrestohet’, që e ka kundërshtuar 4 herë, që se ka fare as për vëzhgim as për mbikëqyrje, që nuk ka qenë dakord, që nuk e ka propozuar.

Pra në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku. Dhe kjo është e vërteta. Nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët se kjo. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se ku shkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet.

Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë. Paratë janë ndarë midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

 


Shtuar 27.12.2024 13:16