Ronaldo dhe familja e tij i kalojnë Krishtlindjet në Lapland të Finlandës, vendi ku quhet edhe shtëpia e Santa Claus

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij i kanë filluar pushimet e fundvitit në Lapland të Finladës, vendi ku gjerësisht njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.

Dyshja kanë publikuar një sërë fotografish në Instagram duke kaluar Krishtlindjet në këtë vend magjik të Finlandës.

Ata kishin prenotuar një vilë, e rrethuar me bukuritë malore të vendit nordik, në mënyrë që fëmijët e tyre të krijojnë kujtimet më të bukura.

“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjeve”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.

Lapland njihet gjerësisht si shtëpia “zyrtare” e Santa Claus. Qyteti i Rovaniemit shpesh konsiderohet si fshati i Santa Claus, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve.


Shtuar 26.12.2024 16:26