Kristjan Asllani është futur në sezonin e tij të tretë tek Interi, por pavarësisht kësaj, minutat për shqiptarin vazhdojnë të jenë me pikatore.
Në merkaton e ardhshme të dimrit ose atë të verës, skuadra zikaltër mund të ndahet nga mesfushori.
Sipas raportimeve nga mediat pranë Interit, klubi po planifikon të ofrojë Asllanin në shkëmbim te Lazio, për të marrë shërbimet e mesfushorit Matteo Guendouzi.
Francezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e zikaltër, të cilët duan ta afrojnë në ekip. Futja e Asllanit në tratativa, mund të joshë Lazion, për të hequr dorë nga një prej lojtarëve të tyre kryesorë.