Basha dhe kur i thërret njerëzit për festë qyl nuk i shkojnë, i vjen në ndihmë kunati (VIDEO)

Lulzim Basha, i cili mbajti për tre vite peng Partinë Demokratike, duke pretenduar se është kryetar i saj, duket se është braktisur totalisht nga njerëzit.

Një njeri që pretendon të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që flet për përkrahje të madhe euroatlantike, edhe kur i thërret njerëzit për qejf, që kanë pijet e muzikën qyl, Lulit prapë s’i bëhen dot as 50-të vetë. As për argëtim s’i shkon njeri më pas euroatlantikut të vetmuar.

Duket qartë nga pamjet e shpërndara, se shumica e asaj pjesëmarrjeje anemike, ose kanë qenë njerëz të ngushtë të rrethit farefisnor, ose ka qenë punonjës të ndërrmarjes së kunatit.

Gjithsesi, njerëzit e Lulit i kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, për të treguar “përkrahjen e madhe” të atyre 30 apo 40 personave që ishin pjesëmarrës aty.


Shtuar 22.12.2024 09:24