Një 32-vjeçar në Delvinë është arrestuar sot nën akuzën e dhunës në familje. Bëhet me dije se pas denoncimit nga babai i tij i moshuar, se 32-vjeçari Shaban Ramaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, menjëherë kanë kryer shoqërimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit.
Mësohet se ky është rast i përsëritur dhune, ndërkohë që 32-vjeçari Ramaj ka precedentë edhe për vepra të tjera penale. Ai ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorit të tij në muajin maj të këtij viti.