DETAJET/ Përplasja me armë zjarri në Shkodër, të plagosurit janë vëllezër

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.

Burimet bëjnë të ditur se një nga të plagosurit është Marjan Doçi, ndërsa i plagosuri tjetër është vëllai.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve./albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 20:30