Ueda dhe Arlindi së shpejti me një dasmë?

Disa muaj më parë, Ueda dhe Arlindi, çifti i njohur nga Love Island Albania, festuan dashurinë e tyre dhe u bënë prindër të një vajze, Ameas, por ende nuk kanë organizuar një dasmë. Në emisionin Natën me Aulonënnë MCN, Arlindi shpjegoi se ka një arsye për këtë, por i dha mundësi Uedës ta shpjegonte më tej.

Ueda tha se babai i saj nuk mund të udhëtojë për shkak të problemeve me dokumentacionin në Angli, dhe kjo ka ndikuar në vonesën e dasmës. Ajo shtoi se nuk është diçka që ata e kanë me ngut. “Kur të vijë koha, nuk e kemi me ngut, tani që kemi Amean, unë kam qejf që të kemi të gjithë fëmijët që do të kemi kur ta mbyllim këtë kapitull,” shprehet Ueda. Ajo gjithashtu zbuloi se mendon të ketë 2-3 fëmijë, edhe pse në Love Island kishte thënë se do të kishte 3, por tani është hapur edhe për mundësinë e të pasurit vetëm një fëmijë tjetër.

Kur u pyet nëse do të bëjnë dasmën në Shqipëri, Ueda u përgjigj po, duke treguar se ajo dëshiron një dasmë intime, më të vogël, dhe më të veçantë, përkundër dasmave tradicionale shqiptare, të cilat ajo nuk i ka shumë me qejf.

Nga ana tjetër, Arlindi shprehu dëshirën për të bërë një dasmë, duke thënë se do të ishte i detyruar ta realizonte atë, duke shtuar me humor: “Babai im është me Uedën, janë një parti këta të dy, pa dasmë nuk bëhet, duam dasmë.”


Shtuar 17.12.2024 15:19

Tags: ,