Sekuestrimi i vilave, Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër ose kontejner! Do të na falë dikush një copë tokë…

Paraditen e sotme, deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO, ku ka deklaruar me ironi se pas sekuestrimit të vilave, do të jetojë në çadër.

Vendimi në lidhje me çështjen do të merret nesër.

“5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.


Shtuar 16.12.2024 12:55