Prokurorja e Specializuar, Kimberly West po qëndron për vizitë në Kosovë. Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet vizita e saj po ndodh për një numër takimesh, përcjell Klankosova.tv.
“Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) po viziton Kosovën për një numër takimesh”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe në tetor të këtij viti ajo kishte vizituar Kosovën, bashkë me zëvendësprokurorin e Specializuar, Ward Ferdinandusse.
Po ashtu, kujtojme se vizita e saj vjen vetem nje dite pasi kryeministri Albin Kurti u thirr ne Hage.