Mëngjesin e sotëm, përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Qafa e Qorres në Llogara.
Qafa e Llogorasë, ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.
Ajo ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me adrenalinën e aktiviteteve malore në Majën e Qorres në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.