Partia e Lirisë, i është bashkuar festës së datëlindjes së 34-ët të aleates së saj, Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, në emër të Presidentit të kësaj partie të burgusor, Ilir Meta, ka përcjellë urimet kryedemokratit Sali Berisha.
MESAZHI I BLUSHIT:
Gëzuar 34-vjetorin e themelimit Partia Demokratike! ✌️????????
Kënaqësi të ndaja sot në emër të Partisë së Lirisë dhe Presidentit të saj, Z. Ilir Meta urimet më të përzemërta me liderin historik të forcës së parë opozitare në vend, Prof. Dr. Sali Berisha, themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e saj.
Shumë suksese në misionin e përbashkët në mbrojtje të Lirisë, Demokracisë, Pluralizmit Politik, Dinjitetit Njerëzor dhe Interesave Kombëtare!