Në një deklaratëpër media, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, është shprehur se Shqipëria është e parafundit në rajon, në e investimeve të huaja.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak sepse “statusi i investitorit strategjik i shkon bashkëshortëve të deputetëve, kriminelëve të EncroChat apo portanome-vë nga Gjiri Persik”.
“Shqipëria është e parafundit, dhe lë pas vetëm Bosnje Herzegovinën e cila nuk mund të krahasohet me asetet e shumta ujore, minerale e klimatike të vendit tonë. Shqipëria në vend numëro në nivel investimesh europiane, por dhe më gjerë, teksa raporti për investimet e huaja të UNCTAD, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe zhvillim, tregon se rritja e fluksit vjetor të investimeve të huaja në Maqedoninë e veriut për vitin 2023 ka qenë 42.6%, ndërkohë në Shqipëri rritja është vetëm 16%. Nëse krahasojmë me vitin 2017, Maqedonia e ka rritur fluksin vjetor të investimeve të huaja me 287%, ndërkohë Shqipëria me vetëm 25%”, tha Kraja.
Gjithashtu, ai tha se Shqipëria është një dramë ekonomiko-sociale që shpjegohet më së miri nga shpopullimi masiv.
Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në thithjen e investimeve të huaja. Kjo është ‘Shqipëria e rilindur’ e Edi Ramës, një dramë ekonomiko-sociale që shpjegohet më së miri nga shpopullimi masiv.
Indikator pas indikatori, renditje pas renditjeje, Partia Demokratike denoncon, bazuar në raporte ndërkombëtare, rënien tragjike të ekonomisë shqiptare në terma krahasues me ekonomitë e tjera të Ballkanit.
Një analizë e fundit mbi thithjen e investimeve europiane, tregon se vendin e parë në rajon e zë Maqedonia e Veriut me një stok investimesh europiane sa 29.3% të prodhimit të brendshëm bruto.
Shqipëria është e parafundit, dhe lë pas vetëm Bosnje Herzegovinën e cila nuk mund të krahasohet me asetet e shumta ujore, minerale e klimatike të vendit tonë. Shqipëria në vend numëro në nivel investimesh europiane, por dhe më gjerë, teksa raporti për investimet e huaja të UNCTAD, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe zhvillim, tregon se rritja e fluksit vjetor të investimeve të huaja në Maqedoninë e veriut për vitin 2023 ka qenë 42.6%, ndërkohë në Shqipëri rritja është vetëm 16%. Nëse krahasojmë me vitin 2017, Maqedonia e ka rritur fluksin vjetor të investimeve të huaja me 287%, ndërkohë Shqipëria me vetëm 25%.
Përse investitorët europianë dhe ndërkombëtarë zgjedhin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën para Shqipërisë?
Sepse statusi i investitorit strategjik i shkon bashkëshortëve të deputetëve, kriminelëve të EncroChat apo portanome-vë nga Gjiri Persik. Kjo është e vërteta tragjike. Pagat dhe pensionet e shqiptarëve nuk rriten sepse mbarë ekonomia është marrë peng nga korrupsioni, klientelizmi dhe krimi i organizuar.
Partia Demokratike e ka pjesë të programit që do të bëhet publik së shpejti dhe angazhohet në rritjen e investimeve të huaja, mbrojtjen e eksportueseve shqiptarë dhe të një ekonomie realisht konkurrenciale e cila do të sjellë mirëqenie dhe rritje standardesh për të gjithë.