E shoqëruar nga e bija, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në ambientet e SPAK.

Kryemadhi është shfaqur e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta, teksa hynte në ambientet e godinës.

Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK.

Mësohet se Kryemadhi ka shkuar pranë ambienteve të gjykatës, për të tërhequr vendimin e zbardhur që la në fuqi pak ditë më parë masën detyrim paraqitje.


Shtuar 11.12.2024 14:21