Ky është 35-vjeçari që vrau shokun se i ngacmoi gruan (EMRI)

Ky që shihni në foto, është 35-vjeçari Majlind Habibi, personi që vrau shokun e tij në Spitallë të Durrësit, pasi sipas fjalëve të tij dyshonte se i ngacmonte gruan.

Habibi akuzohet se më datë 2 dhjetor hodhi nga ura shokun e tij, i cili më pas humbi jetën në kanal.

35-vjeçari u arrestua ditën e djeshme (10 dhjetor) nga policia e Durrësit.

Trupi i viktimës Branko Shkoza u gjet më datë 5 dhjetor pas denoncimit të babait të viktimës.

Sipas dëshmisë së autorit të krimit, gjatë momentit të konfliktit në një moment gjaknxehtësie e shtyu Shkozën në kanal.

Por, shton ai nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën, e më pas u largua duke menduar se kanali ishte i cekët.

Përpara se ta shtynte në kanal, Habibi dëshmoi se i ka thënë të mos ia ngacmojë më gruan, por viktima i ishte përgjigjur se ajo i zgjidh vetë hallet e saj.

Kur mësoi se Branko nuk kishte shkuar në shtëpi, shkoi te kanali të nesërmen dhe pa trupin e mbytur, duke iu shtuar edhe akuza e moskallëzimit të krimit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

“Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33-vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35- vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


Shtuar 11.12.2024 09:01