DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ish- zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, janë shpallur “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas DASH, Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.