Këtë të premte rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, me urdhër të SPAK, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kontrolluar në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka reaguar me një njoftim zyrtar, pas kontrolleve në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Njoftimi i SPAK:
Përshëndetje,
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.
Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.
Faleminderit për mirëkuptimin.