Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës nga orët e mesditës me vranësira deri mesatar.

Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 9°C

në zonat e ulëta -1 deri 20°C

në zonat bregdetare 8 deri 20°C


Shtuar 3.12.2024 16:38

Tags: ,