Ua morën lekët në shkelje të ligjit/ Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni llogaritë bankare

Administrata Tatimore njoftoi se është gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të tatim fitimit dhe tatim fitimit të thjeshtuar.

Tatimet njoftuan se bizneset duhet të kenë kujdes dhe të saktësojnë të dhënat e llogarive bankare në e-Filing deri në datën 10 dhjetor.

Të lidhura

None found

Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek

Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

Kthimi i kësteve po bëhet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Gjykata Kushtetuese vendosi në mënyrë unanime pranimin e çështjes që është brenda juridiksionit të saj dhe rrëzoi diskriminimin e profesionistëve të lirë, duke u bazuar tek argumentet që paraqitën palët paditëse.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte që zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029.

Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Një pjesë e tyre parapaguan këstet e tatimit 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023, duke shkaktuar dhe debate të shumta, pasi qeveria nuk njohu shpenzimet e zbritshme prej 30%. Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi më 28 maj me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara që më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezultoi se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, u zbritën shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill mbeti i pandryshuar.

Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë ishte 30% më i ulët. Qeveria parashikonte që të arkëtonte 75 milionë euro nga 29 mijë profesionistët në vitin e parë të zbatimit të ligjit, bazuar në fitimet e deklaruara prej tyre në 2023-n.

Një pjesë e madhe e tyre nuk i kishin paguar ende këstet, sepse po prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ata që i kanë paguar, tashmë do t’u kthehen mbrapsht shumat e paguara brenda muajit dhjetor. Llogaritet që nga tatimi i parapaguar janë arkëtuar rreth 5 mln euro. /Monitor


Shtuar më 3.12.2024 16:34

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş