Bonusi për pensionistët/ Blendi Gonxhe akuzon opozitën: Vendimet e mëparshme kanë çuar në një vështirësi të tillë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhe, ka folur për bonusin e pensionistëve dhe skemën e pensioneve.

Për bonusin, Gonxhe tha se është një lloj shpërblimi që rrjedh nga buxheti i shtetit dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike.

“Bonusi i pensionistëve është një lloj shpërblimi që siç e dini rrjedh nga buxheti i shtetit, programohet dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike dhe rritjes buxhetore.

Theksoj edhe njëherë, nga ky bonus përfitojnë 724935 pensionistë dhe përfitues të tjerë, nga të cilët 611381 janë pensionistë me pension pleqërie dhe social. 656763 pension invaliditeti. E kam fjalën këtu, se dua të them për përmasën e këtij bonusi. 44561 persona me pension familjar, 3230 persona me trajtim të veçantë financiar”, shprehet ministri.

Duke u ndalur te skema e pensioneve, ai tha se lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet, të cilat theksoi kanë ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve.

“Situata aktuale e pensioneve lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet që ka ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve. Skema e pensioneve ka të bëjë me atë që kontribuojmë, shumë vite përpara.

Para se të anatemojmë pensionin sot, duhet të mendojmë mirë sepse jemi të informuar për të shkuarën e atyre karrigeve që kanë ngritur dorën për politikat që na kanë çuar në një vështirësi të tillë. Jemi në nivelin më të lartë të shpenzimit të buxhetit të shtetit në funksion të politikave sociale, pensioneve, mbështetjes, bonuseve dhe pensionistëve”, tha Gonxhja.


Shtuar 3.12.2024 12:21