Stuhia e dëborës “paralizon” Nju Jorkun, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Autoritetet lokale në SHBA, kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme, për udhëtarët e Ditës së Falenderimeve që përpiqen të kthehen në shtëpi.

Reshjet e para të mëdha të borës të sezoni, kanë mbuluar qytetet përgjatë liqenit Erie.

Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.

Rreth 60 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme, për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.

‘Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt’, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e I-90 në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe korsitë drejt perëndimit të Nju Jorkut.

Rritja e rrymave ajrore të Arktikut gjatë kësaj jave solli temperatura më shumë se 10 gradë nën mesataren në Rrafshnaltën Veriore, sipas Shërbimit të Motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot të ftohtë për pjesë të Dakotës së Veriut.

Rryma e ftohtë ajrore, pritet të lëvizë në lindje të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.


Shtuar 1.12.2024 15:16