Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban është “rrezja e parë e shpresës” në konfliktin rajonal.
“Është e rëndësishme që ata që nënshkruan angazhimin e armëpushimit ta respektojnë plotësisht atë,” tha ai në një mesazh të shkurtër televiziv gjatë një vizite në Lisbonë.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
“Dje mora një shenjë të mbarë, rrezja e parë e shpresës për paqe në errësirën e muajve të fundit. Është një moment me rëndësi të madhe, veçanërisht për civilët që kanë paguar një çmim të madh në këtë konflikt të përhapur.”