Zjarri ka përfshirë autobusin urban të linjës që lidh “Ujin e Ftohtë” me hyrjen e qytetit të Vlorës.
Autobusi ka qënë duke ecur në afërsi të komisariatit të Vlorës i mbushur me udhëtarë, kur në pjesën e pasme është dëgjuar një shpërthim dhe më pas janë përhapur flakë.
Fatmirësisht të gjithë udhëtarët kanë zbritur, ndërsa është lajmëruar zjarrëfikësja .Dyshohet që shkak i zjarrit është një qark elektrik. /albeu.com/