Aksident i rëndë në Lezhë, tre të plagosur, dy në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar. Goditja ka qenë aq e fortë sa një nga mjetet ka përfunduar jashtë rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.


Shtuar 24.11.2024 22:51