Policia italiane ka gjetur një vend ku ruhej lëndë narkotike kokainë, e cila ishte gati për t’u dërguar në Italinë e Veriut Në apartamentin në Sorisole në provincën e Bergamos, oficerët sekuestruan 40 pako me kokainë me peshë afërsisht një kilogram të cilat ishin vendosur në tryezën e kuzhinës dhe 25 pako të tjera të fshehura në divanin e dhomës së ndenjes. Gjithashtu oficerët gjetën edhe shumë parash prej 6570 euro.
Agjentët hetimorë ndoqën lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili merrte me qera furgona për transportimin e drogës. Të martën e kaluar, me ndihmën e policisë rrugore të seksionit Arcore, shqiptari u ndalua dhe në automjetin e tij u gjet një kilogram kokainë e fsehur brenda një kompresori ajri që ishte i ngarkuar në fugon, shkruan media italiane.
Pas arrestimit shqiptarit iu gjetën edhe një set çelësash, të cilët i drejtuan hetuesit në banesën e Sorisole ku përveç drogës dhe parave kanë gjetur edhe material për paketimin e drogës, një makinë ambalazhi me vakum, një peshore precize, një fletore me llogaritë e shitjeve dhe një makinë numërimi parash.
Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua. Në total u sekuestruan rreth 76 kg drogë, e ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy.