Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

Gjatë orëve të natës së kaluar, era e fortë dhe shiu i dendur, ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj-Burrel, duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

Drejtuesit e mjeteve të vogëla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit, ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse, e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit.


Shtuar 21.11.2024 10:08